Tirana nderon legjendën…


Tirana jep shëmbullin e një familjeje të madhe kryeqytetase… Autoritetet e larta të klubit, vizitë në familjen Papadhopulli.

Edhe pse klubi ka ngushëlluar në kohë familjen në faqen zyrtare, sot ‘tironasit’ kryejnë qokën sipas zakonit…

Megjithëse skuadra është e fokusuar te ndeshja e nesërme në ‘Selman Stërmasi’ me Laçin, ndërsa situata në klasifikim është lëkundur, një përfaqësi e klubit Tirana, ka gjetur kohë për të vizituar familjen e Miço Papadhopullit të ndarë nga jeta dy ditë më parë.

Në këtë takim homazh, tiranasit janë udhëhequr nga presidenti Refik Halili. Ai shoqërohej nga trajneri Mema, drejtori Laçi dhe disa personalitete të tjerë të klubit bardheblu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!