Gjoka: Ndeshja u vendos nga një episod…

Të zhgënjyer të gjithë, teksa trajneri Gjoka, pas debutimit në krye të tetovarëve, duket se ka evidentuar mangësitë e së shkuarës te Shkëndija. ‘Duhet të jemi cinikë e më produktiv’-thekson pas ndeshjes tekniku, duke lënë për të kuptuar se skuadra ka shumë për të përmirësuar.

Më poshtë, deklarimi i Gjokës pas ndeshjes për mediat sportive.

“Për hirë të vërtetës ishte një ndeshje e vështirë sepse kundërshtari luajti mirë, ishin pozicionuar shumë mirë dhe nuk na lanë shumë hapsira. Ne vrapuam shumë, por nuk ishim produktiv.

Mendoj se ndeshje u vendos nga një episod, ku të ishim pak më agresivë dhe më të përgjegjshëm në markimin personal mund ta kishim evituar atë gol. Por sigurisht se këto gjëra ndodhin në futboll dhe ne kemi shumë punë për të bërë. Duhet të ndryshojmë mentalitetin, të jemi shumë më agresivë dhe ta kërkojmë fitoren për çdo herë ”.

Mendoj se nuk shkoi mirë në fazën e sulmit ku skuadra duhej të ishte më cinike për të kërkuar golin, pasi jemi shumë të butë në kërkimin e golit. Kjo është ajo që na mungon dhe duhet të ndryshojmë menjëherë, pasi nuk kemi asnjë alternativë tjetër”.

Sigurisht se penalizohemi shumë nga fakti që nuk po shënojmë. Psikoligjikisht skuadra dëmtohet kur kundërshtari shënon dhe ne duhet të jemi më produkitv.

Në pjesën e parë para se kundërshtari tëshënonte në minutën e fundit, ne kishim disa raste. Aty duhet të kishim goditur ndeshjen sepse rastet që vijnë duhet shfrytëzuar.

Prandej them se duhet të jemi shumë cinik para portës dhe të shfrytëzojmë çdo gjë. Duhet të godasim nga larg, duhet të dalim në krahë, duhet mos të lejojmë rastet të na ikin. Ky është gjithë ai agresivititeti dhe cinizmi që na mungon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!