Kore raciste, valë shkarkimesh në Bullgari…

Pas koreve raciste dje, gjatë Bullgari- Angli në Sofje, sot është kërkuar me urgjencë që të shkarkohet presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit.
Këtë mengjes, ministri i Sporteve Krasen Kralev, është thirrur me urgjencë nga Kryeministri Bokjo Borisov dhe me gjasë i është kërkuar shkarkimi i kreut të Federatës së Borislav Mihajlov.
Nga ana tjetër lajmërohet se UEFA, po këtë mengjes, ka hapur një hetim lidhur me atë që ndodhi mbrëme në Sofje.
Greg Klark, Presidenti i futbollit në Angli, i ka shpjeguar se çfar ka ndodhur në stadiumin ‘Lewski’ delgatit të takimit duke ja përsëritur në pushim të ndeshjes dhe pas saj.
Tani është UEFA që do vendosë sanksionet sipas rregullores për koret raciste, kryesisht ndaj lojtarit të Sitit, Sterling.