Brazili jashtë ‘mode’, vjen barazimi i dytë…

Miqësore në Singapor: Brazil- Nigeri 1-1

Në Singapor, në “Nacional Stadium”, sërish Brazili në fushë. Sot kampionët e Amerikës, u përballën me Nigerinë e Peter Olajinkës që për herë të parë veshi fanelën e kombëtares.

Në avantazh, nigerianët me anë të Aribos në minutën e 25-të të takimit. Me këtë rezultat u mbyll fraksioni i parë që njohu edhe një dëmtim të Nejmar.

Në pjesën e dytë, mesfushori i Realit, Kasemiro ka arritur të gjejë golin duke finalizuar edhe me pak fat.

Me gjithë perpjekjet e formacionit të Tites, Brazili ndalet sërish te barazimi. Në këtë turne të Singaporit, seleçiao barazoi tri ditë më parë me Senegalin po 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!