Akti final, Shqipëria në… Stamboll


Shqipëria e futbollit,në provën turke. Sot në 20:45, në Stamboll, Kombëtarja kuqezi në një takim karakteri për ‘Euro 2020’ në Grupin H.

Alternativa e vetme fitorja, teksa për të zënë njerin nga dy vendet e para, kërkohet fitorja e të gjitha takimeve të mbetura dhe Turqia të mos marrë 6 pikë në 4 ndeshje. Pa llogaritur këtu Islandën. Misioni super i veshtirë.

I bie që Kombëtarja e Rejas, të ketë edhe një tjetër ‘këmishë’ poshtë asaj kuqezi….

Megjithatë, Shqipëria kërkon ta provojë. Nuk do luajë Hysaj. Kumbulla, talenti i madh i Veronës në Seria A, ende nuk e ka bindur teknikun për ti besuar në qënder. Së paku mediatikisht.

Lenjani apo dikush tjetër në të majtë? Gjasula një ‘kalus’ special në mesfushë. Klasi i Memushajt po e po. Roshi si gjithnjë pritet të shfaqet intrigues në 90′.

Për Cikalleshin në kulmin e karierës, ndeshje speciale. E meriton plotësisht. Bare ai që i ka munguar Shqipërisë, ndërkohë që në prapavijë, kemi shumë pasiguri… Sikundër edhe Reja.

Ky repart, jetik për një skuadër,mbetet çështje për tu zgjidhur. Sigurisht në të ardhmen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!