Ten Hag mbetet te Mançester Junajtid
Shuhen dilemat. Raportimet e fundit nga Anglia bëjnë me dije se pronarët e klubit të Mançester Junajtid kanë vendosur për të mos shkarkuar holandezin Erik ten Hag.
Erik ten Hag do të mbetet trajner i Mançester Junajtid. Rishikimi i fundit i sezonit të klubit të famshëm anglez kulmoi me vendimin për të mbajtur holandezin në pankinë.
Pas triumfit në Kupën e Ligës ndaj Sitit, çka krijoji mundësinë për të luajtur në Europa League, bën që tani Ten Hag mund të negociojë një zgjatje të kontratës.