Stop dhunës, sot në fuqi ligji…

Rastet pa fund të dhunës, shfaqur në sport, ka bërë që më së fundi të bëhën ndryshime kolosale për ata që nuk duan të respektojnë rregullat e garave sportive, apo gjithçka lidhet me sportin.
Ishte folur se ligji i ri do ishte gati në shtator. Sidoqoftë, ditën e sotme ka hyrë në fuqi ligji i ri për sportin. Masa drastike për ata që ushtrojnë dhunë dhe nuk kanë autorizim për të hyrë në terrenin sportiv.
Kështu, me ligjin e ri do të dënohen me burgim nga një deri në tre vite, të gjithë ata të cilët godasin ose shfaqin vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie.
Ndërkohë, masa do të merren edhe për ata persona të paautorizuar të cilët hyjnë në fushë gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv. Edhe kjo përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me 50.000 deri në 100.000 lekë gjobë.
Nuk mbetet pa u dënuar edhe mbajtja apo përdorimi i mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve gjatë zhvillimit të aktivitetit sportive. Këtu ligji parashikon sërish rreptë për ligjshkelësit- dënimi me gjashtë muaj deri në tre vite burgim.