Reina shpëton Milanin, Xhampaolo fiton…kohë

Seria A: Xhenova-Milan 1-2
Xhampaolo i ikën përkohësisht ‘kamzhikut’. Në duelin e mbrëmjes me Xhenovën, Milani arriti të përmbysë disavantazhin dhe bashkë me tri pikët, duket se ka shpëtuar edhe trajnerin nga një largim i mundshëm.
Milan, ruajti epërsinë 1-2, falë edhe një penalltie të pritur në kohën shtesë nga portieri spanjoll Pepe Reina.
Marko Xhampaolo tha pas takimit, se e ka parë i ftohtë akull momentin e gjuajtjes së penalltisë nga lojtari i Xhenovas në shtesë, duke lënë të kuptohet, se ajo duhej humbur, pasi nuk ekzistonte.
Ndërkaq homologu i tij Andreazoli, tha se ka përgëzuar djemtë në pushim të lojës, duke shtuar më pas, që në pak minuta, gjithçka u kthye përmbys.