Zyrtarizohet kalendari, Formula 1 bëhët me 22 pista

FIA ka publikuar kalendarin e Formula 1 për sezonin 2020.
Formati i edicionnit të ri, ishte botuar në gusht dhe ishte në pritje të konfirmimit zyrtar, ndërsa FIA, e zyrtarizon pikërisht tani.
Për herë të parë në histori do të ketë 22 gara, me kthimin e GP Holandeze, në Zandvort, dhe me risinë absolute të Vietnamit me një pistë në Formula 1.
Testet dimërore më 19 shkurt në Barcelonë (6 ditë), me ndryshime eventuale në rregullore dhe më pas zyrtaret që do të jenë plot 22.
Sakaq, me 15 mars gara e parë e vitit në Melburn, teksa sipari ulet me 29 nëntor, në GP e fundit në Abu Dhabi.
