Hamilton, Soçi është e gjitha Mercedez

Luis Hamilton fiton garën e nëntë sezonale në Formula 1, teksa sot në Soçi të Rusisë, mbrriti i pari. Kampioni i botës në fuqi, u nis i dyti pas Leklerk, por në fund ia doli të presë finishin. Kështu, britaniku nga sot është shumë pranë fitimit të titullit të 6 kampion bote me Mercedez.

“Ka qënë një punë e jashtëzakonshme e të gjithë çunave sepse asnjeherë nuk jemi stepur dhe kemi shtyrë përpara.

Rezultat i jashtëzakonshëm edhe për faktin se të tjerët sot kanë garuar mjaft mirë. Titulli? Sinqerisht nuk dua ta mendoj tani”- ka thënë pas fitimit të garës së sotme Luis Hamilton.

I gëzuar edhe Valteri Botas që u shpreh: “Të nisesh nga vendi i 4 dhe të dalësh i dyti nuk është keq. Për ne ishte një garë e bukur. Rikthehemi të zëmë dy vendet e para” -tha Botas

 Sakaq probleme dhe penalizime për Fëtel. Edhe Leklerk pati probleme me ‘kokëkuqen’, teksa në fund u mjaftua me vendin e tretë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!