Hamilton, trofeu zgjidhet në Austin…

Luis Hamilton është një hap larg titullit kampion në Formula 1. Pas triumfit në Meksikë, britaniku i Mercedes ka një avantazh prej 74 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt që rezulton shoku i skuadrës finlandezit Botas.
Kanë mbetur edhe 3 gara deri në fund dhe llogaritë janë të qarta. Në garën e Austinit, do të mjaftonte të linte 52 pikë prapa Valteri Botas, për tu lauruar si kampion i radhës në Formula 1.
Hamilton kampion në Austin nëse:
- Arrin nga 1 deri te vendi i 8-të.
- Renditet nga vendi i 9-të dhe poshtë dhe Botas nuk fiton garën.