Anderlehti në krizë, kthen trajnerin e kombëtares

Frenk Verkauteren, rikthehet të drejtojë një ndër skuadrat më të famshme të Belgjikës, Anderlehtin. Trajneri i ri, zëvendëson Simon Davies i cili edhe pse i shkarkuar, pritet të mbetet në staf.

Skuadra e Anderlehtit, po vuan jashtëzakonisht shumë këtë edicion. Vetëm vendi i 13-të në 9-të javë me 1 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.

Sakaq, Verkauteren, kthehet për herë të dytë në krye të Anderleht, ndërsa 12 vite më parë (2005-07) ishte ai që për dy edicione, i dha po aq tituj skuadrës.

Një ftesë nga federata belge, për të marrë Kombëtaren, bëri që 63 vjeçari të largohej asokohe nga ekipi. Pasi la kombëtaren, tekniku pati aventura të tjera me klube si Genk, Sporting, Meshelen etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!