Dron mbi Luksemburg, armenët në stilin e… ‘vjetër’
Një dron valvitet mbi stadiumin ku luhej ndeshja Dundelanzh-Karabak për Europa League.
Luksemburgasit organizatorë, janë habitur me këtë pamje të pazakontë mbi kokat e tyre, por autorët kishin parashikuar gjithçka në detaje.
Në dron, ishte lidhur flamuri armen i krahinës së Nagorni për të cilin Armenia dhe Azerbajxhani janë të ‘ngrirë’ mes tyre.
Pati lojë të ndaluar dhe disa tifozë, u futën në fushë për ta ulur dronin. Kaotizmi zgjati për afro 30 minuta. Më pas takimi që u mbyll 1-4, kaloi normalisht.