Flamurtari, humbja e dytë radhazi. Feronikeli merr kreun…

Flamurtari i Prishtinës, me president Ymer Ademi, duket se nuk po shkon sipas parashikimëve paraprake. Koleksionon dy humbje radhazi në IPKO dhe vendos në pikëpyetje objektivat sezonalë të formacionit të Artim Shaqirit.

Në shtëpi, skuadra kryeqytetase është mundur thellë nga LLapi i Podujevës në shifra 1-5. Një fraksion i parë për tu harruar për Flamurtarin që pëson 3 gola

Flamurtari e nisi më mirë pjesën e dytë ndërsa arriti të shënojë me Grançov në minutën ne 47’, por epërsia e miqëve me tri gola në fraksionin e parë,  e bëri të pamundur kthimin e mëtejshëm të rezultatit.

Në kundërzbritje LLapi shënoi dhe 2 herë të tjera duke i vënë kapakun fitores së tyre ndaj Flamurtarit.

Fitore bindëse mori edhe Ballkani që mposhti 5-2 në shtëpi skuadrën e Vushtrisë. Vendasit vuajtën disi në pjesën e parë, ku nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, teksa në të dytën, shënuan tri gola të rëndë duke mbyllur me goleadë.

Takimet e tjera të javës, dhanë këto shifra: Prishtina e Dallkut trajner (hera e parë si timonier), mundi Gjilanin e Mezanit 2-1, Dukagjini- Feronikeli 0-2, Drita- Trepça ’89 1-1.

Tabela e renditjes, pas 6 javëve, sheh në krye Feronikelin kampionin në fuqi dhe Gjilanin, në kuotën e 12 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!