Jurgen Klop, shpallet trajneri më i mirë…

Trajneri gjerman Jurgen Klop, ka fituar sot çmimin si trajneri më i mirë i vitit, ndërsa në krye të  Liverpulit gjeti triumfin në Ligën e Kampioneve.

Një sukses që i ka dhënë teknikut të ‘Reds’-ave trofeun e “The Best” që organizohet nga FIFA. Mauricio Poçetino dhe Pep Guardiola ishin rivalët e Klop por në fund, ishte ish-trajneri i Mainz dhe Dorusia Dormund, aktualisht te Liverpuli që u laurua nga Juria.

 Me trofeun në duar, Klop këmbeu batuta me homologun e tij në ‘Premier’, Poçetino teksa tha:

Poçetino, më vjen keq. Ju humbët finalen dhe ne e fituam. Kjo është arsyeja pse tani jam këtu. Dua të falënderoj shumë njerëz, pronarët e klubit që më dhanë në dispozicion një ekip të jashtëzakonshëm.

Kam nderin të drejtoj një grup lojtarësh të jashtëzakonshëm“- fragmente nga deklarata e Jurgen Klop që aktualisht me Liverpulin, kryeson me pikë të plota (18) kampionatin anglez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!