Galopim i kuq, Klop sundon në Londër…
Çelsi- Liverpul 1-2
Arsenal- Aston Vila 3-2
Kampionët e europës, liverpulasit,vijuan serinë e fitoreve teksa pasdite, mundën Çelsin në Londër në shifrat 1-2.
Skuadra e Jurgen Klop mbetet unike në këtë start të Premier, duke grumbulluar 18 pikë të plota pas gjashtë javëve të para.
Të kuqtë kanë mposhtur në “Stamford Bridge’ Çelsin e Lampard. Skuadra vendase, provoi me të gjitha mënyrat për t’i ndalur Reds-at, teksa në minutat e fundit shënoi një supergol me Kante dhe krijoji disa mundasi të mira për të barazuar.
Në fund, Klop dhe të tijtë, festojnë tri pikët ndaj një kundërshtari mjaft të fortë.
Sakaq, Arsenali i Xhakës në takimin ndaj Aston Vilës, fitoi me vështirësi. Ekipi i Emeri,u gjënd dy herë në disavantazh duke vënë në pikëpyetje rezultatin.
Megjithatë Arsenal, i’a doli të përmbysë në mënyrë spektakolare me Pepe (pen), Çembërs dhe në fund (84′) Aubamejang. Topçinjtë luajtën për 49′ minuta me një lojtar më pak.