Luhet Tirana- Partizani, pyetje pa fund…

Nga: Isuf Myrtaj

A do të përmbushë derbi 155 pritshmëritë e publikut? Si do sillën skuadrat në fushë? A janë në presion trajnerët respektivë? Kush mund të vendosë derbin më të madh shqiptar të momentit?

A e ka patur seriozisht presidenti Demi frazen se: “Lerda shkarkohet nëse humb derbin’? Po ish- futbollistët e skuadrave a do japin maksimumin dhe a mund të vërshellehën gjatë 90’ minutave? Cilat do të jenë bonuset eventuale të skuadrave në vijim? Po kosto e derbit?

Si do sillet tifozeria e Tiranës ndaj skuadrës dhe krerëve të klubit në këtë përballje ‘titanësh’? A është moment i Tiranës sot për të thyer hegjemoninë e të kuqëve në derbet e fundit? Po mediat e huaja si do e pasqyrojnë njërin nga takimet kryesore sot në europë (jo për nga niveli)?

A është Ardian Mema, familjari i Tiranës që do thyejë tersin bardheblu? Po Lerdës (nëse humb apo barazon), a do i këndohet ndonjë…këngë? Sa do shpërblehet skuadra që triumfon ndeshjën? A do ndikojë gjykimi i Metës dhe ndihmëseve të tij në këtë takim?

Sa shumë pyetje në një derbi kryeqytetas që ka zgjuar mbarë opnionin sportiv në vend dhe jo vetëm… Ora 19:00 në ‘Selman Stërmasi’ nis zbardhjen e tyre. Luhet, Tirana- Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!