Liverpuli në Londër, Çelsi në radhë…

Liverpuli i Jurgen Klop, do të ketë një takim të vështirë sot në ‘Stamford Bridge’ të Londrës, ndërsa i pret Çelsi (17:30).
Kampionët e europës, vijnë këtë takim pas 5 fitorëve radhazi në Premier Ligë, ndërkoqë që në Champions, u mundën në takimin e parë nga Napoli 2-0. Trajneri i Reds-ave ndihet i qetë.
Mançester Siti, kampioni në fuqi i Premier, fitoi me 8 gola dje ndaj Uatfordit, dhe duket se me 13 pikët në 6 takime, do jetë në ndjekje të Liverpulit. Ashtu sikurse edicionin e kaluar, teksa titulli u nda vetëm javën e fundit.
Çelsi nga ana e tij, edhe pse ka patur rritje, pas largimit të Hazard, nuk duket më ai i kaluari. Megjithatë, reflektorët sot pasdite janë në Londër.