Mazari, gati kontrata e re me Torinon…

Valter Mazari tekniku i Torinos, është në prag të rinovimit të kontratës me ‘Toro’-n. Tekniku që u rendit i 18- ti, si trajneri më mirë nga ‘Tribuna.com’, duket se do zgjasë kontratën deri në vitin 2022 me Torinon.
Ish-tekniku i Napolit, i ka dhënë dimensione të tjera skuadrës së dytë të Torinos qytet, ndërsa krerët e klubit, i kanë ofruar rinovimin e kontratës. Torino, pas tri takimeve në Seria A, gjendët në vendin e 4 pas tri ndeshjeve.
Edhe pse sfida e fundit ishte turpëruese për formacionin e Mazarit, teksa u mund në shtëpi nga Leçe (1-2), klubi beson te trajneri aktual. E raporton ‘Tuttosport’.