Mbërrin derbi, nesër Milan- Inter në provën ‘gjenerale’

Mbërrin derbi 224 absolut. Gjithsej  Milan- Inter, regjistrojnë 171 takime  në Seria A. 

Në 223 përballje nga viti 1929 deri 1943 dhe nga 1946 e deri më sot, Interi kryeson në të gjitha zyrtaret me 80 takime të fituara kundrejt 76 që ka triumfuar Milan. 67 kanë përfunduar barazim.

Por bilanci vetëm në Seria A, është  64 fitore Inter ndërkohë që Milan, ka arritur te suksesi  51 herë. 55 figurojnë barazime.

Sakaq, nesër në mbrëmje në 20:45, Milan- Inter, pritet të zbulohën në detaje progreset e dy ‘zonjave’ të rënda të Milanos.

Në këtë derbi të 171-të në Seria A, Milani Xhampaolos, ka për detyrë të thyeje edhe një ‘mallkim’ pasi në 6 derbet e fundit, skuadra kuqezi, nuk ka fituar asnjë takim (3 fitore Interi e 3 barazime).

Në kampin zikaltër, edhe pse në kampionat janë në krye, situata brënda grupit, nuk është ndër më të mirat.

Zënka Lukaku-Brozoviç, pas performancës së shëmtuar ndaj Slavia Pragë për Champions League, e ka trazuar disi atmosferën.

Milani për të treguar karakter e fituar pikë. Por dhe për të parë nëse Piontek me shokë, do arrijnë të zhbllokohën. Bota sportive, me sytë nga Milano…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!