Derbi? Inter e mbyll si ‘Kont’
Seria A: Milan- Inter 0-2 ( Brozoviç 71′, Lukaku78′)
Derbi i Milanos i shkon Interit. Skuadra e Antonio Kontes me dy gola në fraksionin e dytë, ka ulur në ‘gjunjë’ kushurinjtë duke i stampuar në kuotën e 6 pikëve.
Formacioni zikaltër merr fitorën e 5 radhazi në Seria A, duke vijuar me çmenduri kryesimin që për vite me radhë, ka qënë pronë e Juves. Takimi nis me mundësi nga të dyja anët, ndërsa minutat e para shohin një Milan me Piontek kërcënues.
Vijimi i lojës tregon rritjen e Interit i cili nis të dominojë e të krijojë. Në të 18-tën rast ideal për Lukakun. Sërish Inter fillimisht me Lautaron e më pas shtylla e D’Ambrozios në të 22-tën i afrohet golit. Në të 43-tën Piontek pranë golit për Milan por vetëm kaq.
Në të dytën Interi shënon shpejt gol por ai vjen e anulohet për pozicion jashtë loje. Sidoqoftë, Interi është aty.
Stafetën e marrin pikërisht ata që gjatë javës, patën një zënkë, Brozoviç dhe Lukaku. Të dy në gol për 0-2 të Interit në derbin 172 të Seria A mes tyre.
Marcelo Brozoviç, kroati i mesfushës zikaltër, arrin të shënojë në të 51-tën. Interi ecën dhe në të 78-tën është radha e belgut për të mundur Donarumën. Kros i Barelës, për kokën e Lukakut dhe gjigandi i ri i Interit, shënon për 0-2.
Në të 80’- tën, sërish Inter rrezikshëm me topin që përplaset në shtyllë. Por ka edhe një shtyllë tjetër në fund. Këtë radhë është Kandreva.
Inter e mbyll si ‘Kont’. Dy gola e tri shtylla Milanit, për kreun absolut të Seria A.