Mbrëmje Championsi, Napoli mposht Liverpulin…


Benfika-Lajpcig 1-2 (84′ Seferovic / 69′, 79′ Verner ) ,Çelsi-Valencia 0-1 (75′ Rodrigo), Ajaks-Lilë 3-0 (18′ Promes, 50′ Alvarez, 62′ Taljafiko)

Dortmund-Barcelona 0-0. Napoli-Liverpul 2-0 (81′ (p) Mertens, 90’+2′ Lorente )
Salzburg-Genk 6-2  (2′, 34′, 45′ Haland, 36′ Huang, 45’+2′ Szaboszalai, 66′ Ulmer / 40′ Lukumi, 52′ Samata)

Lajpcigu trondit Benfikën në Lisbonë dhe vrasësi është ai, Timo Verner. Gjermanët që vetëm pak ditë më parë ndalen Bajerin 1-1 duke ruajtur kryesimin në Bundesligë, shënuan dy gola në të 69 dhe 78 me Verner ndërsa në fund në të 84-tën Seferoviç shkurton diferencën për Benfikën.

Në Austri, Salsburgu demostron forcë të njëtrajtshme dhe i nxjerr “qejfin” e futbollit Genkut. 6-2 shifrat ngjajnë me nje ndeshje ideale tenisi. Në të 2’,  34’, 45’, është Haland ai që merr”topin” në shtëpi me tri golat personalë të shënuar, ndërsa në gol, për kampionët e austrisë, shkuan edhe Hvang (36′) dhe Ulmer (66′) e Szobozslai (45+3). Për Genkun golat u shënuan nga  Lukumi 40’ dhe Samata në të 52-tën.

Madhështore fitorja e Napolit ndaj kampionëve në fuqi të Europës Liverpul. Skuadra e Ançelotit, shënoi dy gola në fund të takimit me Mertens 82 (pen) dhe Lorente në 90+2. “Shok’ anglez.

Sakaq dueli i zjarrtë i luajtur në Dortmund mes Borusias vendase dhe Barcelonës, që fitoi Mesin, përfundoi pa gola. Mundësinë e artë për të marrë tri pikë e pati skuadra verdhezi e cila me Marko Rojs, humbi një penallti në të 57-tën. Nga një pikë rivalet e Interit dhe Slavias së Pragës që po ashtu barazuan pak më herët 1-1.

Ajaksi nuk ‘shterron” kurrë. Promes 18’ dhe Alvares 50’ e Taljafiko në të 62’ ishin autorët e fitores 3-0 që harkëtarët holandezë, arritën ndaj Lilë të Francës.

Një surprizë e madhe vjen nga  ‘Stamford Bridge” , aty ku Valencia me një gol të Rodrigos në të 74’ ka mundur Çelsin vendas 0-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!