Murinjo: ‘Ronaldo do shënojë edhe 50 vjeç’

Murinjo del në krah të Ronaldos duke e ngjitur në ‘qiell’. Thotë se sulmuesi i Juves është një rast për t’u studiuar.

Së bashku, trajner-lojtarë, kanë fituar trofe te Reali dhe në drejtime të ndryshme, kanë dërguar gëzim në Portugali.

Hoze Murinjo dhe Kristiano Ronaldo, janë krenaria aktuale e luzitanëve. Duke folur për kanalin spanjoll 11, Murinjo tha:

Ronaldo nuk më habit me ato që bën. Është 34 vjeç dhe luan në një skuadër të nivelit të lartë dhe ka ende ambicie të mëdha.

Gjenetikisht duhet studiuar. Edhe psikologjikisht. Kur të jetë 50 vjeç, FIFA mund ta ftojë për ndonjë ndeshje veteranësh por Kristiano do shënojë përsëri”- tha ‘Mou’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!