Ngjishet kalendari, e shtunë e pasur europiane

E shtuna ofron ndeshje të shumta në Europë. Përpos tri takimeve në Superiore, teksa Teuta-Vllaznia, Tirana- Skënderbeu, dhe Luftëtari- Flamurtari, nisin në 16 00, të aspasionuarit e futbollit mund të ndjekin edhe kampionatet elitare të kontinentit të vjetër.

Në Bundesligë spikat çifti Dortmund- Bajer Leverkusen ndërsa Lepicig- Bajern Mynih, konsiderohet beteja e madhe e futbollit gjerman.

 Në Spanjë, në 13 00, starton Real -Levante, me madrilenët me shumë mungesa. Zidan pas shumë dëmtimeve në grup, në vështirësi për të formatuar skuadrën. Sociedad- Atletiko Madrid dhe Barcelona- Valencia, Leganes- Vijarreal, duele të gjitha për tu ndjekur sot.

 Në Premier Ligë, Liverpul- Nukasëll nis duelet angleze në 13 30. Me interes edhe derbi i Londrës Totenhem- Kristal Palasë. Siti, mik i Noruiç, teksa Junajtid pret Lesterin.

 Ligë 1, evidenton takimin  PSG- Strasburg me Nejmarin e rikthyer dhe mundësinë për të luajtur për herë të parë me parizienët e Mauro Ikardit.

 Seria A mbetet Seria A. kështu kampinët në fuqi ë Juventus, do të vizitojnë Fiorentinën e presidentit të ri Komiso. Montela ka deklaruar se me Riberi nga minuta e parë, ekipi vjollcë, pret të ndalë bardhezinjtë.  Po sot, Napoli pret Sampdorian ndërsa në mbrëmje, Inter i  Kontes, do presë Udinezën e Tudor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!