Tirana gati, klubi kërkon mbështetje…

Me 7 pikë në tri ndeshje dhe asnjë gol të pësuar, Tirana e Ardian Memës, shfaqet dinjitoze në krye, ndërsa është gati për t’u ndeshur me Skëndërbeun këtë fundjavë.

Në kampin bardheblu, tërësisht të fokusuar te objektivat sezonalë, ndërsa kërkohet një trofe, janë gjithnjë kërkues. Afrimet BIG, i kanë dhënë tjetër fizionomi grupit paçka se në duelin me korçarët, mund të debutojë edhe ishi- Kristi Vangjeli.

Për Andi Lilën ende nuk ka një datë. Gjithsesi, Tirana këto ditë, është stërvitur me kapacitet të plotë. Përjashto portierin Ilion Lika që ka kërkuar leje në klub për një problem familjar dhe nuk do jetë prezent.

Nga ana tjetër, klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ka kërkuar mbështetje maksimale.

Publikon çmimet e biletave, teksa nuk nguron të bëjë thirrje për të qënë korrekt me rregulloren në ‘Selman Stërmasi’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!