Kombëtarja nën akuzë, Kosova shkëlqen

Editorial: Nga, Erga Kruja Kënga

Kombëtarja e futbollit nën akuzë . Rezultate jo bindëse , lojë e dobët , gabime foshnjarake , dhe natyrisht edhe pakënaqësi për atë që ajo po jep në fushën e futbollit.

Kemi humbur një sfidë në Francë kundër kampionëve të Botës e ky nuk është fundi , madje një humbje 1-4 është brenda normalitetit, por anormaliteti, qëndron në faktin se kemi dhuruar shumë, kemi gabuar në 90′ minuta, e ajo që është më e keqja, shenjat për një kthesë të paktën në këtë sezon, duket se janë të vakta.

Trajneri Reja erdhi me bujë, me eksperiencë dhe me emër, por në këtë ndeshje, ka treguar se përformanca e tij është në nivelin e një trajneri të zakonshëm.

Në krahun tjetër Kosova vazhdon fabulën e bukur dhe shumë tërheqëse të fitoreve. Mposht edhe Republikën Çeke 2-1, e tashmë një kualifikim nuk është më një ëndërr, por një realitet i prekshëm nga të gjithë. Në  ‘Sauthempton’, do luajë ndeshjen e radhës, teksa një pikë, do jetë jo vetëm historike por dhe shumë e vyer.

Edhe nëse humbet, asgjë nuk ndryshon, vetëm se skuadra duhet të shtrëngojë radhët dhe entuziazmin që ka sjellë në fushë. Tema interesante dhe shumë të debatuara në këto ditë, të cilat do gjejnë edhe pasqyrimin e tyre në Republikën tonë Sportive.

 Kthyer te sfida e nesërme e kombëtares në ‘Elbasan Arena’, ndaj Islandës të gjithë presin reagimin e kuqezinjëve me Rejën në krye.

Italiani ka deklaruar në konferencë për shtyp, se do ketë ndryshime, madje duke deklaruar se Mavraj do zevëndësohet nga Dermaku. Ku i dihet, mbase italiani 73 vjeçar, ka pikasur mangësitë e takimit në Paris dhe nesër, do rikthejë skuadrën triumfuese. Për t’u parë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!