Të lira në Singapor, Hamilton në krye…

Luis Hamilton është i pari pas sesionit të dytë të provave të lira në Singapor. Në garën e 15 të Formula 1, kampioni i botës, ishte më i shpejtë se holandezi Maks Verstapen që realizoi kohën e dytë më të mirë.

Në vend të tretë u rendit gjermani i Ferrarit Sebastian Fetël. Vetëm vëndi i 4 për Valteri Botas.

Sakaq, monegazi Sharls Leklerk që në sesionin e parë pati probleme në makinë, u rëndit i 6-ti.

Provat e dyta të lira, koha e regjistruar e pilotëve:

1 . Luis Hamilton (Mercedes), 1:38.773
2. Maks Verstapen (Red Bull), +0.184
3. Sebastian Fetël (Ferrari), +0.818
4. Valteri Botas (Mercedes), +1.121
5. Aleksander Albon (Red Bull), +1.170
6. Sharles Leklerk (Ferrari), +1.245
7. Karlos Sainz (McLaren), +1.372
8. Niko Hulkenberg (Renault), +1.551
9. Lando Norris (McLaren), +1.588
10. Pierrë Gasli (Toro Rosso), +1.864

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!