Deshamps: ‘Me Shqipërinë, jo e lehtë’

Në prag të takimit Francë- Shqipëri, teknikët elozhe të ndërsjellta. ‘Stad de Francë’, plot. Luhet në 20 45 në Paris.

Janë shitur të gjitha biletat për ‘Stad de Francë. Kombëtarja e “gjelave’’ në misionin për të fituar ndaj Shqipërisë së teknikut Italian Edi Reja.

Kushtëzuar nga humbja në Turqi, vendasit duket e e kanë detyrim triumfin por në mungesë të tre yjeve Kante, Mbape e Pogba, formacioni i Deshamps nuk mund ta ketë dhe aq të lehtë me skuadrën nga vendi i ‘Shqiponjave’.

E ndjen vetë tekniku 59 vjeçar i transalpinëve. Në konferencë, Deshamps, tha se “asnjëherë nuk është e lehtë ndaj Shqipërisë”.

Nga ana tjetër, Shqipëria është gati. Edi Reja ka vlërësuar homologun francez duke i dhënë merita në punën që ka bërë.

E ka quajtur një trajner që përpiqet të ruajë ekuilibrat dhe se me kontigjentin që ka në dispozicion, nuk do ta ketë problem mungesën e disa futbollistëve kryesorë.

Për Rejan, Shqipëria ka potencial për të provuar edhe ndaj skuadrave të mëdha. Grupi kuqezi, është stërvitur pa patur probleme në kontigjent. Shqipëria gati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!