Shkëlqen Leklerk, Ferrari në ‘shtëpi’

Pasi fitoi në ‘Spa’ të Belgjikës për herë të parë një garë në Formula 1, Çarls Leklerk, vijon ecurinë fantastike në kokëkuqën e Ferrarit edhe në prova.
Kështu në pistën e Monzës, në sesionin e dytë të provave të lira, sot monegazi arriti kohën 1’20”978, duke lënë pas Luis Hamilton dhe shokun e tij te Ferrari, Sebastien Fetël.
Piloti tjetër i Mercedes Valteri Botas, u rendit i katërti, teksa holandezi Verstapen, i pesti.
Gara e ditës së diel në 15 10, pritet të jetë dueli i madh mes dy skuderive të Ferrarit ‘zot shtëpie’ dhe Mercedesit me dyshen Hamilton-Botas. Nesër provat zyrtare.
Anglezi , 8 gara nga fundi, kryeson kampionatin me 268 pikë.
