Luftë për një vend, Juve mes dilemash…

Juventus i Torinos, pritet të bëjë revolucion në listën që klubi bardhezi do të dorëzojë sonte në zyrat e UEFA-s.
Afrime të shumëta ‘BIG’ apo dëmtimi i Kielnit, kanë përshtjelluar mendimet e kampionëve të italisë që me gjasë disa nga yjet, do t’i dërgojë për të ndjekur Champions League nga tribuna.
Sipas asaj që raportohet nga mediat sportive përtej adriatikut, Mandzukiç rrezikon seriozisht të jetë jashtë në listën prej 22 futbollistëve të federuar.
Po ashtu edhe Emre Çan. Edhe Bentakur dhe Ramsej, rrezikojnë seriozisht. Në mbrojtje, hapa përpara për Ruganin që pas dëmtimit të rëndë të Kielinit, me gjasë do të jetë i listuar.
Juventus po përpilon në detaje listën dhe përpara se të bjerë ‘gongu’ në mesnatë, duhet të depozitojë listën e skuadrës që do garojë për në Champion League.