Kjaer te Atalanta, bergamaskët goditje e duhur…

Simon Kjaer, futbollisti i kombëtares daneze, është lojtari më i ri i Atalantës në Seria A.
Mbrojtësi, pjesë e Seviljes në ‘La Liga’, vendosi në limite të kthehet në Itali ndërsa Atalanta e Gjimshitit, e ka zyrtarizuar në rrjete si lojtarin më të ri të bergamaskëve.
Ky angazhim me Atalantën përbën eksperiencën e tretë në Serinë A për 30 vjeçarin. Më herët, Simon, ka veshur fanelën e Palermos dhe të Romës.
Martin Skrtel ( i larguar), sllovaku i Atalantës, duket se i ka lënë vendin kapitenit danez që nga sot, është pjesë e grupit të Gasperinit.
