Gola dhe surpriza, Champions ‘ballkanik’
Mesfushori Arijan Ademi, me një gol të realizuar dhe një asist për Daniel Olmon, nderoi Dinamon e Zagrebit në takimin e kthimit për Champions League, teksa skuadra e shqiptarit, kaloi 0-4 hungarezët e Ferencvarosh. Takimi i parë në Zagreb, pati përfunduar 1-1.
Eleminohet Karabak. Azerbajxhanasit në të vajtjes fituan 1-2 ndaj APOEL Nikozia por sot, ish kundërshtari i Partizanit, u dorzua pa kushte në shtëpi 0-2.
Edhe Rozenborgu fitoi pa problem sikurse takimin e parë me Mariborin 3-1. Sakaq, gola pa fund në Kiev, ndërsa Dinamo vendase, pavarësisht barazimit 3-3, del nga Champions teksa Bryzhi i Belgjikës, pati fituar një javë më parë 1-0.
I sigurtë LASK Linz me Bazelin. Edhe pse, nga radhët e zvicerianëve një tjetër Adem shqiptar, shënon një gol. Ishte Kemal Ademi.
Te Ajaks -Paok Selanik, gjërat nuk shkuan dhe aq mirë. Grekët kaluan përpara 0-1, por më pas Tadiç për holandezët, humb një penallti dhe shënon një tjetër. Pak nga fundi, Taljafiko, shënon të dytin. Ka dhe dy gola të tjerë respektivë dhe 3-2.
Olimpiakos me Bashaksehir i zgjidhi hallet vetëm në pjesën e dytë. Mes drithmas ndeshja Selltik-Kluzh (1-1 e para). Pjesa e parë pa rumunët në avantazh ndërkohë në start të së dytës, skocezët barazuan. Në fund mistershëm 3-4.
Por ajo që ishte surpriza e madhe e mbrëmjes, lidhet me Porton. Edhe pse pati fituar takimin e parë me Krasnodar të rusisë në transfertë, sonte ‘dragonjtë’ janë shpartalluar në 45 minutat e para 0-3.
E dyta zjarr” për vendasit që shkojnë deri në 2-3. Kopenhagën- Zvezda, kërkoi shtesë, pasi të dy takimet u mbyllën 1-1. Aty u treguan më të saktë miqtë (6-7).
Rezultatet e mbrëmjes: