“Minatorët” shpartallojnë 4-1 Gjilanin…

“Minatorët” e Trepça ’89 kanë mundur me rezultatin e thellë 4-1 skuadrën e Gjilanit në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës në ndeshjen hapëse të Ipko Superligës së Kosovës.

Vendasit kanë qenë superiorë gjatë gjithë takimin, duke i ndarë golat nga dy për çdo pjesë. Ardian Muja ishte “heroi” i minatorëve, i cili realizoi dy golat e parë në këtë takim. Serinë e tyre e çeli në të 22-tën, për ta vazhduar në të 44-tën.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes u akorduan tri penallti, dy për Trepçën dhe një për Gjilanin. Për vendësit shënuan Manaj (60’) dhe Emini që fiksoi epërsinë 4-0. Golin e nderit për gjilanasit e realizoi Bushiç po nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Progni.

Në ndeshjet e tjera, Ferizaj ka fituar 1-0 në transfertë, duke i befasuar gjilanasit e Dritës, ndërsa Dukagjini dhe Ballkani ndahen në barazim, 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!