Shaland i prerë: ‘Askush nuk ka minuta të garantuara’…

Përfaqësuesja e Kosovës gjëndet në prag të ndeshjeve kualifikuese për ‘Euro 2020’ kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator dhe kundër Anglisë më 10 shtator.

Sakaq,Bernard Shaland, trajneri i Kombëtares së Kosovës, doli pak çaste më parë në një konferencë për shtyp. Kosova, ka në program dy takime zyrtare me Çekinë dhe Anglinë, ndërsa Shaland, do duhet të bëjë llogaritë për këto dy takime pa disa nga titullarët dardanë.

Duhet të jemi kompakt jo vetëm në fushë, por edhe në mentalitet. Duhet të luftojmë dhe të jemi të fortë psikologjikisht. Është puna ime të nxis lojtarët dhe t’i motivoj ata.

Luajmë me një nga skuadrat më të mira në botë (Anglia), si dhe një skuadër të mirë në Evropë si Çekia”.

Më duhet të bëj një zgjidhje. Janë dy takime mjaft të vështira. Ne synojmë të bëjmë llogaritë tona e të marrim maksimumin.

Ndaj Anglisë duhet të luftojmë të marrim topin, ndryshe pa top, askush nuk mund të krijojë lojë, raste apo gol. Çekët janë të gjatë, ne jo dhe aq, por duhet të ndërtojmë një skuadër konkuruese. Kthimi i Valon Berishës?

 Vjen nga një periudhë jo fort e mirë gjatë verës. Së fundi, ka gjetur ritmin dhe Valoni është një futbollist me potencial të madh. Uroj të na bëjë punë në këto dy takime.

 Mungesa e Lirim Kastratit?

 Këtë pjesë dua ta sqaroj mirë. Fillimisht e kisha në listën e atyre që ju kam dërguar ftesë, por përgjigja pozitive e Valonit dhe ndonjë tjetri, më bëri ta lë në dizpozicion të U-21.

Edhe kombatarja e moshave ka një ndeshje të veshtirë me Anglinë. Pastaj ka dhe një gjë tjetër. Menaxheri i Kastratit, më kë kërkuar të ketë minuta të garantuara në ndeshje.

Kjo është absurde. Sa të jem unë në krye të Kosovës, askush nuk do mund të ketë minuta të garantuara. Qoftë dhe Valon Berisha, Ujkani apo të tjerë titullarë”– tha ndër të tjera Shaland.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!