E bujshme, Nejmar mund të përfundojë te Juvja

Merkato e nxehtë me emrat e mëdhenj të merkatos vazhdon. “Topi” kalon te një futbollist në tjetrin, nga një skuadër në tjetrën.
E pabesueshme, por lajmi i fundit vjen sërish me epiqënder brazilianin Nejmar. Siç raporton ‘AS”, në skënë për sherbimet e “O’Ney”, ka dalë Juventus i Torinos.
Plani për t’i paguar PSG-së 100 milion euro kesh dhe kartonin e Dibala, duket se janë karta më denjë për ta përvetsuar sulmuesin.
Një situatë në dukje kaotike. Gjithësesi, Nejmar, tashmë i kontestuar edhe nga tifozeria pariziene, duket se do marrë një vendim.
Reali gjithnjë e më larg, por dhe Barcelona duket se po ndjek madrilenët në pamundësinë e bashkëpunimit me 27 vjeçarin.
Në këtë mënyrë, mundësia për të parë në sulm te Juvja dyshen Ronaldo- Nejmar, pas zhvillimëve të fundit,nuk mund të konsiderohet alibi.