Nejmar në Portugali, skuadrat në tratativa…

Nejmar përkundër zhurmës së merkatos dhe dashakeqësisë së tifozerisë pariziene, gjen kohë për zbavitje.

Në një lëvizje të beftë, ylli brazilian i PSG, është parë në një koncert në Portugali për të ndjekur live këngetaren Paula Fernandez.

Por përtej angazhimeve private, Nejmar duket se është i interesuar edhe për fatin e tij të ardhshëm në profesion.

Drejtori i PSG-së Leonardo, ka deklaruar sot se Barcelona, nëse e dëshiron lojtarin, përpos kombinacioneve me futbollistë të tjerë, duhet të paguajë “kesh” te arkat e Parisit shumën prej 100 mijë eurove.

“L’Equipe” thotë, se vetëm në këtë mënyrë “blaugranët” do mund ta merrnin lojtarin 27-vjeçar.

Në fakt Barcelona, këtë verë shpenzoi 200 milione euro për Griezman, De Jong dhe Xhunior Firpo dhe ndoshta katalanasit, nuk do mund të bënin një sakrificë të tillë.

Paçka se PSG synon që me ato para të blejë Dibala dhe Donarumën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!