Vllaznia e Lituanisë, mbetet në “autobuz”…

Vllaznia e Shkodrës për femra dje shkroi historinë, teksa nga Lituania u kualifikua për në 32 skuadrat më të mira të Europës në futboll.

Me dy fitore dhe një barazim me Gintrën, shkodranet e teknikut Nikolin Leka, u renditën të parat e grupit 10, duke merituar vërtet një 10-të.

Mirepo pas festës legjitime të skuadrës dhe delegacionit me në krye presidentin Lazër Matia, mësohen dhe disa “parregullësi” jo dhe aq të vogla.

Sipas raportimeve sportive nga Lituania, Vllaznia shqiptare është cilësuar, si ndër ekipet e vetme që ka bërë shumë kilometra me autobus.

Së paku gjatë nisjes për në Lituaninë e largët. Por edhe kthimi me gjasë ka peripeci të ngjashme. Deri në orët e mbrëmjes së sotme, ende skuadra nuk është kthyer në Shqipëri.

Një situatë e tillë e krijuar te kuqeblutë femra, duket se “prish” disi imazhin fantastik të skuadrës që krenoi Shkodrën dhe Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!