Tajson, 40 mijë dollarë për “tym”

Majk Tajson ish-mbreti i ringut sot 53 vjeç, vijon të habisë botën sportive dhe jo vetëm, me bëmat e bëra në të shkuarën dhe deklarimet e sotme.

Pas rastit se kishte përdorur urinë për të evituar testimet antidoping, këtë herë Tajson ka deklaruar, se gjatë kohës në aktivitet sportiv, shpenzonte pa fund para për marijuanë.

Digjja rreth 40 mijë dollare për marijuanë në muaj,” -ka deklaruar ish-boksieri. Në fakt në Kaliforni konsumi i “barit” është i ligjshëm për qëllime rekreative.

Vetë Tajson, zotëron një fermë rreth 100 kilometra nga Los Angeles, ku prodhon mariuanën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!