Superkupë ‘angleze’, ndizet Stambolli…
Mbrëmje e madhe sportive pas pak orëve në Turqi. Në program, Liverpul-Çelsi, ndeshje e vlefshme për finalen e Superkupës Evropiane 2019, e cila do të zhvillohet në “Vodafone Arena” në Stamboll në orën 21.00.
Një sfidë gjitha angleze, mes skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve, Liverpulit dhe asaj që fitoi Europa League, Çelsi.
Ndeshja do të arbitrohet për herë të parë nga një femër. Francezja Stefani Frapart do të ndihmohet nga bashkëpatriotja Manuela Nikolosi dhe irlandezja Mishelë O’Neil. I katërt turku Çakër
Përpara se të vinin këtu,skuadrat kanë bërë debutimin në Premier League për këtë edicion, por me rezultate totalisht të ndryshme.
Liverpuli ka mundur Noruiç 4-1, ndërsa Çelsi, humbi keqazi 4-0 me Junajtid. Reds-at favorite në tokën turke. Edhe pse portieri Alison, përbën mungesën e madhe të skuadrës së Klop. Në vend të tij spanjolli Adrian, i cili do ta nisë për herë të parë nga fillimi.
Ndërkaq, në vitin 2019 këto dy skuadra u takuan mes tyre dhjetë herë, Çelsi fitoi një më shumë (3-2), ndërsa pesë ndeshje përfunduan në barazim.
Mbrëmja e madhe angleze e spostuar për këtë event të rëndësishëm në stadiumin e Beshiktashit, pritet të japë verdiktin e parë europian për sezonin e ri futbollistik të organizuar nga UEFA. Janë Liverpul dhe Çelsi.