Vllaznia për femra, e para në grup

Historike! Në Lituani skuadra shkodrane ka bërë një qëndresë të madhe ndaj vendaseve të Gintrës, duke mbyllur 1-1. Megi Doçi shënon 12 minuta nga fundi me penallti, duke e kaluar Vllazninë në turin kualifikues në Champions.

Champions League, femra: Vllaznia-Gintra 1-1 (M. Doçi 78’/Gudçenko 49′)

Vllaznia për femra mbylli pjesën e parë me Gintra të Lituanisë 0-0. Shkodranet edhe pse kanë  vuajtur e përballuar sulme të shumta të vendaseve, në betejën për të marrë një biletë për turin pasardhës ne Champions, erdhen duke e rritur nivelin e lojës, aq sa në fund të kësaj pjese dhe mund të shënonin.

Gjithsesi skuadra e presidentit Lazër Matia, me trajner Nikolin Lekën, me fillimin e fraksionit të dytë e pa vetën në disavantazh, ndërsa Gudçenko në të 49-tën, ka gjetur golin e avantazhit për Gintrën.

Përpjekjet e Vllaznisë kanë ndeshur në qëndresën e vendaseve, të cilat ia kanë dalë të administrojnë duke rezistuar deri në 78-tën.

Në këtë çast, shkodranet fitojnë një penallti dhe me Megi Doçin, shënojnë golin e barazimit. Një sfidë emocionuese deri në fund me Vllazninë që kalon si e para me 7 pike në grupin 10 të Champions per femra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!