Superkupa e Liverpulit, “Reds”-at pa shkëlqim…

Në “Vodafonë Arena” ne Stamboll, Liverpuli mund 5-4 pas penalltive Çelsin grintoz. Risi dhe notë pozitive gjyqtares Frapart, asistentet nuk mbajnë ritmin...

Liverpul-Çelsi 2-2 (5-4 (p) (Mane 48′, 95’/Zhiru 36′, Zhorzhinjo 101′)

Superkupa e Europës, luajtur sonte në Stamboll dha pak nga spektakli i pritshëm. Me Liverpulin favorit, dukej se skuadra e Klop, do ta kishte thuajse formalitet trofeun e parë të “rëndë” sezonal të UEFA-s, mirepo në stadiumin e Beshiktashit në Turqi, me kushte jo dhe aq optimale, rezultoi shumë më ndryshe.

Në fakt, fillimi ishte mjaft i mirë për “Reds”, teksa në 10 minuta ushtrojnë presion, duke e mbajtur në gjysmëfushën e tij Çelsin e Lampard. Megjithatë, kur pritej që Liverpul të shtonte presionin, ngjet e kundërta.

Është skuadra londineze fituesja e Europa League, që nis të domonojë dhe të krijojë raste të shumta. Për të ardhur në minutën e 36-të, ndërsa francezi Zhiru me qetësi shfrytëzon hapësirën në të majtë dhe shënon tokazi golin e parë të takimit për Çelsin.

Në start të pjesës së dytë, Liverpul barazon, mbase dhe me pak fat, me anë të Sadio Mane. Ishte e 48-ta. Liverpul luan dhe për disa minuta, por më pas, gjithçka vjen e zbehet dhe skuadrat shumë herët nisin të mendojnë për shtesën. Ashtu ngjau.

Dy herë nga 15 minuta janë të ndezura. Fillimisht Liverpul kalon përpara sërish me senegalezin Mane në të 95-ten. Por pa kaluar shumë minuta, Çelsi fiton një penallti dhe barazon me Zhorzhinjon në të 101-tën.

Pas barazimit në shtesë, radha e penalltive. Aty ku Liverpul nuk gabon dhe pas dështimit të Abraham për londinezët, fiton për herë të 4-t Superkupën e Europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!