Mane, kampion dhe jashtë fushe…

Senegalezi Sadio Mane, pasi shënoi 2 gola për Superkupën e europës Liverpul-Çelsi, u zevëndësua nga Klop, ndërsa nga pankina e Liverpulit sulmuesi i Reds, kreu një gjest human dhe të çudishëm.
Në një moment të caktuar, Mane, ka parë t’i kalojë pranë njëri nga të rinjtë turq me akses në ‘Vodafonë Stadium’.
Ndërsa kalonte pranë stolit të Liverpul, djaloshi ka dëgjuar t’i flasë futbollisti i cili me gjeste, por dhe në anglisht, i ka thënë djaloshit ndalo një çast.
Mane nga pozicioni ulur, ka nxjerrë një fanellë të pesonalizuar të Liverpulit dhe ja ka dhuruar djaloshit. Ky i fundit, e ka falenderuar dhe është larguar i lumtur.
Një veprim që u shoqërua me vështrimin e Xherdan Shaqirit dhe disa personave të tjerë që ishin afër. Video, ka bërë xhiron e botës. (video)
humble sadio mane at liverpool final istanbul pic.twitter.com/jVPx8MigZB
— hanif novrandhita (@hanifnovran) August 15, 2019