Sadedini-Liçaj, “çifti” i emergjencës vlonjate

Ndërsa skuadra vlonjate e Flamurtarit ka tentuar sot të zbresë në fushë, në mungesë të trajnerit Gerdi Haxhiu që dha dorëheqjen pa nisur nga puna, administratori i klubit Sinan Idirizi, e ka gjetur zgjidhjen. Kuptohet, emergjente.

Ai ka emëruar provizorisht në krye të Flamurtarit, ish-futbollistin Dritan Sadedini në rolin e trajnerit të skuadrës vlonjate, i cili do të bashkëdrejtojë me Edmond Liçaj, një emër i njohur në trajningun vlonjat. Në stafin e emergjencës, do të jetë edhe Luan Birçe, që ka punuar për përgatitjen e portierëve kuqezinj.

Dritan Sadedini, më herët është prezantuar nga vlonjatët, si njeriu i cili do të punonte së bashku me Gerd Haxhiun. Dy sezone më parë, ai ka drejtuar skuadrën ballshiote të Bylisit në Kategorinë e Parë.

2 thoughts on “Sadedini-Liçaj, “çifti” i emergjencës vlonjate

  1. Forca e Suksese Sade, edhe pse Flamurtari ne gjendje te veshtire ti pate kurajon e dinjitetin per ta marre persiper kete skuader ne gjendje te shperbere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!