Goxha te Bylis, Tirana ‘hesht’

Jurgen Goxha përfundon në Mallakastër. Edhe pse te klubi i Tiranës flitej prej ditësh që mbrojtësi nga Durrësi do largohej nga bardheblutë, zyrtarizimin për këtë lëvizje, e ka bërë klubi i Bylisit.

Sipas postimit të klubit ne “Facebook”, 26-vjeçari do të prezantohet me uniformën e re nesër.

Gjithsesi, Goxha duket se do të veshë fanellën e skuadrës që u ngjit këtë edicion në Kategorinë Superiore në formën e huazimit. Për t’u parë  komunikimi mediatik i klubit të Tiranës që ka në pronësi futbollistin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!