Ikën Ibrahimi, Prishtina i hap derën…

Partizani në prag të finales së Superkupës me Kukësin largon Ibrahimin. Vendimi është zyrtarizuar nga klubi i ri i futbollistit, KF Prishitna, ku ai do të vazhdojë karrierën për edicionin e ri 2019-20. Rikthimi në shtëpi i Labinot Ibrahimit, pas 6 sezoneve me Partizanin, ka gjetur dakortësinë e dy klubeve. Mbrojtësi veteran, u shpall kampion me të kuqtë edicionin e kaluar në Superiorën shqiptare.

Njoftimi i Klubit FC Prishtina:

“Presidenti i nderuar i Partizanit, mik i ngushtë i kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, do të ndihmoj klubin tonë duke pranuar ofertën e transferimit të Labinot Ibrahimit, nga radhët e Partizanit nga Tirana në Prishtinë.

Labinot Ibrahimi, ndër futbollistët më të dashur të tifozerisë së kuqe, do të rikthehet në skuadrën e Prishtinës pas 6 vitesh kur në vitin 2013 kishte lëvizur për Tiranë.

Labinot Ibrahimi, ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, si me Prishtinën po ashtu edhe me Partizanin.

Ndërsa, FC Prishtina, edhe njëherë falënderon publikisht presidentin Demi për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy klubeve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!