E rrallë! Moukoko, “fenomeni” i Dortmundit

Pak lojtarë kaq të rinj gjenerojnë aq shumë pritje në Europë. Dhe Yousoufa Moukoko, vetëm 14 vjeç, ka thyer pengesat që kur filloi të godiste një top. Tani, sulmuesi gjerman, me origjinë kamerunase, debutoi me skuadrën Borussia Dortmund U-19 dhe shënoi gjashtë gola.

Yousoufa Moukoko, sipas moshës, duhet të luajë me U-15 të Dortmundit. Por, në sajë të aftësive që ai ka shfaqur vitet e fundit, ka fituar një vend në skuadrën U-19.

Pavarësisht se luajti kundër rivalëve që janë kryesisht katër vjet më të rritur, Moukoko shënoi gjashtë gola në premierën e tij ndaj 19-vjeçarëve të Vupertal SV.

I riu, i cili do të kthehet në nëntor mbush 15 vjeç, shënoi gjashtë nga golat e fitores 9-2 të Dortmundit. “Vetëm fat i keq mund ta ndalojë atë”, ka deklaruar trajneri i tij, Mikael Skibe, pas ndeshjes.

Në moshën 12-vjeçare, Moukoko, ka filluar të stërvitet me skuadrën e U-16 të Borusias së Dortmundit. Një vit më pas kaloi te 17-vjeçarët, ku gjatë kampionatit të kësaj moshe shënoi edhe 39 gola. Për talentin e tij nuk ka dyshime. “Ylli” pritet vetëm të rritet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!