Braziliani Kutinjo, një mundësi për Bayern…

Barcelona është duke e kërkuar me ngulm shitjen e Filipe Kutinjos. Skuadra katalanase është e zhgënjyer me formën që ka treguar anësori brazilian, ndonëse blerja e tij i ka kushtuar goxha “blaugranëve”. Ai është në treg.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, tani në skenë është ngjitur Bayern Mynih ka bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e Kutinjos, për ta tërhequr në Bavari.

Largimet e Arjen Roben dhe Frank Riberi i kanë lënë të zbuluar krahët në “Allianz Arena”, boshllëk që bavarezët kërkojnë ta mbushin.

Dëmtimi i Leroj Sane, i ka detyruar drejtuesit e Bayernit të fokusohen te braziliani Filipe Kutinjo, që nuk përfshihet në planet e Valverdes, por që mund t’i bëjë punë Kovaç.

Pasi ka bërë të sajin kroatin Ivan Perisiç, të huazuar nga Interi, afrimi në radhët e bavarezëve, i brazilianit që preferon të luajë në krahun e majtë, do ta plotësonte më së miri skuadrën e Bayernit, para startit të Bundesligës në këtë fundjavë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!