E ardhmja e Kavanit? Interi, por… në Majami

● “Fox Deportes” nuk ka dyshime: Sulmuesi uruguajan, me të përfunduar kontratën me Paris SG, sezonin e ardhshëm do të bashkohet me ekipin e David Bekham në MLS
Skuadra e Interit mund të jetë e ardhmja e Edinson Kavanit. Por jo ajo që drejtohet nga Antonio Konte.
Sipas “Fox Deportes”, sulmuesi uruguajan, të cili i skadon kontrata me PSG në vitin 2020, mund të bashkohet me kauzën e Inter të Majamit, një ekip i MLS-së, që ka David Bekham si pronar dhe do të debutojë në ligën më të lartë amerikane, që nga marsi i vitit të ardhshëm.
“Matadorit”, para ardhjes së Lukakut në Milano, ishin kërkuar nga “zikaltrit”, por tani në Uruguaj nuk duket se ka shumë dyshime: ish-sulmuesi i Napolit, do të përshëndesë Europën dhe do të arrijë “Spice Boy”.