PSG i mjaftojnë Kavani, Mbape dhe Di Maria

Në “Parco dei Principi” tifozët e PSG janë marrë me largimin e Nejmar, ndërsa skuadra e Tushel, madje pa brazilianin, ka mposhtur Nimes 3-0, në ndeshjen hapëse të Ligue 1 për kampionat.
Parisi në minutën e 24-t shënoi me Kavanin, pas një penalltie të dhënë me VAR, pas prekjes së një topi me dorë nga Pablo Martinez. Dyfishimi i epërsisë vjen në të 56-tën minutë me Mbape, ndërsa “trisi” nënshkruhet me “arrogancë” nga argjentinasi Di Maria në të 69’, i cili u shërbye nga francezi.
Në ndeshjet e tjera të së dielës, Lilë fitoi 2-1 ndaj Nantes, ndërsa Strasburg dhe Metz, ndeshjen ndëmjet tyre e mbyllën në barazimin 1-1. Në të vërtetë, Strasburg shënoi edhe një gol, por të u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.