Bejl, mund të jetë ideja e re për Bayern…

Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Mançester Sitit ndaj Liverpulit, mundësia e Leroj Sane për t’iu bashkuar Bayern Mynihut, ka përfunduar.
Klubi gjerman për këtë arsye, menjëherë po ndërmerr masa paraprake për ardhjen e Perisiçit nga Interi, çka duhet të materializohet në orët në vazhdim.
Por sipas asaj që raporton portali gjerman “Sport1”, Rumenige po vazhdon të vlerësoje hipotezën që çon te Garet Bejli, një lojtar jashtë planeve të Realit Madrid, por që me të vërtetë i pëlqen trajnerit Kovaç.